Qyteti i Barit do të kujtojë 28 vjetorin e eksodit të madh të shqiptarëve me një event unik artistik. Një mega valë radio telegrafike që përcjell mesazhin në kod të alfabetit Mors do të shpërndahet në të gjithë planetin tokë, ku thuhet ” Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar, Nuk mund të kthehen pas , ne jemi shpresa e tyre e vetme”.
Janë këto të njëjtat fjalë, me të cilat kryetari i atëhershëm i bashkisë së qytetit të Barit Enrico Dafinio, iu drejtur popullsisë vendase duke i ftuar të hapin dyert e të ndihmojnë 18 mijë emigrantët shqiptarë që me anijen Vlora kishin mbërritur në qytetin e tyre, me shpresën e një jete më të mirë e një të ardhme për fëmijët e tyre.
Në mbrëmjen e datës 8 gusht 2019, ky mesazh i amplikfikuar me një sistem të fuqishëm audio do të shpërndajë thirrjen internacionale të alfabetit Mors në koordonatat gjeografike,IQ7DV /QTH LOCATOR JN81KD, që përkojnë me Teatrin Marghertia të Barit.
Ky instalim artistik do t’i bashkohet skultpurës publike “Janë njerëz 8-81991! realizuar nga artistja Jasmine Pignatelli ne kujtim të zëmërgjerësisë e shpirtit human të popullit të Barit pas mbërritjes së anijes Vlora si dhe në nderim të figurës së kryetarit të bashkisë Enrico Dafinio ( 1935-2014).
Instalimi artistik është kuruar nga Stefano Straziota në bashkëpunim me shoqatën e Radioamatorizmit Italian e me Urdhërin e Avokatëve të barit.
Mbërritja e anijes Vlora ka shënuar historinë e qytetit të Barit i cili u shndërruar në simbol të mikrpitjes e humanizmit italian. Përkujtimi i kësaj ngjarje sot ku përgjatë kufijve anekënd botës ngrihen mure e u mbyllen portet emigrantëve merr një rëndësi të veçantë .
