Categories Kuriozitete

Alienë apo art avangard? Gjendet në mes të shkretëtirës një bllok metali i çuditshëm

Një strukturë e çuditshme metali është zbuluar në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Objekte të ktilla janë ndërtuar për regjine e filmit fantastiko-shkencor të regjizorit, Stanley Kubrick “2001: Një Odise Hapësinore”. Departamenti nuk e zbulon vendndodhjen e saktë të metalit, nga frika se të apasionuarit pas fantashkencës dhe konspiracionit mund të përpiqen ta kërkojnë atë dhe “të bllokohen” në zonë, që është terren i thyer dhe zonë e mbrojtur. Një strukturë e çuditshme metali është zbuluar në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kanë qenë të menjëhershme reagimet në rrjetet sociale pas këtij zbulimi në një zonë të largët shkretëtire, duke nxitur edhe teori të ndryshme për vizita nga jashtëtokësorët.

Objekte të ktilla janë ndërtuar për regjine e filmit fantastiko-shkencor të regjizorit, Stanley Kubrick “2001: Një Odise Hapësinore”. Biologët e Departamentit të Jetës së Egër në Utah e vunë re strukturën e metalit ndërsa po kryenin një fluturim me helicopter për numërim rutinë të një race delesh që popullojnë zonën.

Zyrtarët nuk e kanë zbuluar vendndodhjen e strukturës, por pamjet e bëra publike tregojnë që objekti është instaluar brenda një kanioni me shkëmbinj të kuq. Sipas Bret Hutchingsit, piloti i helikopterit, struktura e metalit ka një gjatësi prej 3.6 metër dhe ka të ngjarë të ishte instaluar nga ndokush në atë vend, më shumë se nga vizitorët qiellorë. ” Supozoj se është ndonjë artist modern, apo ndonjë tifoz i Kubrikut që e ka bërë”, tha Hutchings për mediet amerikane. Departamenti i Sigurisë Publike në Utah ka thënë se “është e paligjshme të instalosh struktura ose art pa autorizim”. Departamenti nuk e zbulon vendndodhjen e saktë të metalit, nga frika se të apasionuarit pas fantashkencës dhe konspiracionit mund të përpiqen ta kërkojnë atë dhe “të bllokohen” në zonë, që është terren i thyer dhe zonë e mbrojtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME