Categories Lajme

Alimehmeti kërkon heqjen e kufizimit të natës: Ora policore është e pakuptimtë

Epidemiologu klinik, Ilir Alimehmeti e konsideron të paarsyeshme ndalimin e lëvizjes gjatë natës, si masë mbrojtëse kundër përhapjes së Covid 19. Për shumë arsye, kjo fashë orare nuk duhet të jetë, thotë Alimehmeti. Ndër të tjerë, është cenim i të drejtave të njeriut, thotë ai.

“Nuk mund t’i them dikujt pse dua të dal në 4 të mëngjesit. Dua të dal se është e drejta e ime, e zemë. Ndërkohë që, të pish kafen, të pish birrën, etj., është një kënaqësi, nuk hyn te të drejtat themelore. Por, lëvizja e lirë midis 12 të natës dhe 6 të mëngjesit, kur aktivitetet janë mbyllur.

Sa njerëz lëvizin në të gjithë Shqipërinë në këtë orar? Nëse janë më mijëra të mbledhur gjithë paraditen, gjithë pasditen e gjithë darkën, nuk bën sens”.Aktivitetet janë temë tjetër, që duan studim më vetë, shpjegon mjeku. “Tjetër diskutim është çështja e aktiviteteve. Duhet studim, a ka vatra në këto ambiente? Lëvizja e lirë, është dhe një e drejtë themelore për të gjithë.

Janë tjetër gjë aktivitetet argëtuese, për të cilat ka një diskutim shumë të gjerë. Edhe po të ketë grumbullim gjatë natës, bie në sy menjëherë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME