Categories Covid-19, Lajme

Alimehmeti tregon kur duhet të shkojmë tek mjeku

Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në një intervistë televizive, ka folur për virozat dhe variantet e ndryshme të kovidit të cilat po qarkullojnë njëkohësisht në vendin tonë. Alimehmeti tregoi se kur është momenti i duhur për t’iu drejtuar mjekut çfarë hapa duhet të kemi bërë paraprakisht.

“Elementi kyç, pavarësisht se çfarë simptomash ka një qytetar, nëse ka simptoma resipratore, që mund të jetë grip, që mund të jetë omikron, ose delta. Veprimi i pare është izolimi, pra tenton të mos infektojë njerëzit e tjerë, qoftë edhe grip pse duhet t’i infektojë të tjerët.

Ky është element ti parë, ndërsa i dyti, në fazat virale të tyre të treja këto lloje virusesh trajtohen në të njëjtën mënyrë. Që do të thotë, trajtojnë temperaturën nëse ka me paracetamol ose iburprofen, trajtojmë dhimbjet e trupit, kokës e me radhë dhe i japim kohën e vet trupit që të mundë sëmundjen virale, imunitetit të vetë trupit.

Nëse ndërlikohet këtu bëhet ndryshimi dhe kërkohet ndërhyrja mjekësore sepse deri në këtë moment, hapat janë pushim, regjim shtrati, paracetamol në rast nevoje, çajra të ngohta. Nëse komplikohet, sepse edhe gripi mund të komplikohet në pneumoni, atëherë kërkohet ndërhyrja e mjekut me regjimin medikamentoz që rekomandon mjeku për çdo rast specifik.

Pra një rregull i përgjithshëm, ato 4-5 ditët e para nuk duhet të bësh asgjë më shumë sesa me një rrufë të zakonshme. Nëse nuk kalon, në mënyrë të rregullt siç kalon zakonisht, atëherë është momenti të kërkojmë ndihmën mjekësore” u shpreh Alimehmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME