Categories Lajme

Ambasada Amerikane: SHBA e përkushtuar që të ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor

Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj”.

Ky ka qenë mesazhi i qartë i të Ngarkuarës me Punë, Leyla Moses-Ones në një aktivitet për fuqizimin ekonomik e personave me aftësi të kufizuar.

Mes të tjerash zyrtarja amerikane theksoi se Amerika është e vendosur të ndihmojë në krijimin e kushteve për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

🇦🇱 | “Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, mbështeti projektin EEPD sepse Amerika është e përkushtuar ta ndihmojë Shqipërinë në forcimin e shtetit ligjor dhe qeverisjes së saj, dhe Amerika është e vendosur të ndihmojë në krijimin e kushteve për një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në Shqipëri.

Ky angazhim për Shqipërinë pasqyron gjithashtu disa ligje amerikane, të cilat urdhërojnë që personat me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të barabartë me anëtarët e tjerë të shoqërisë, në një mjedis të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Këto janë edhe të drejta themelore të njeriut, të cilat SHBA i përqafon dhe nxit dhe që Shqipëria i bashkëndan”.

E Ngarkuara me Punë, Leyla Moses-Ones në aktivitetin përmbyllës të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Njerëzve me Aftësi të Kufizuara” i Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar”, thuhet në mesazhin e Leyla Moses-Ones, të cilin ambasada e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME