Categories Lajme

Ambasada e Katarit ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë

Ambasada e Katarit i është përgjigjur thirrjes së Bashkisë Tiranë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Erion Veliaj dhe ambasadori i Katarit dorëzuan ndihmat në ushqime, veshje dhe elektroshtepiake në magazinat e rezervave të emergjencave, ndërsa kryebashkiaku theksoi se mes dy vendeve tashmë është konsoliduar një marrëdhënie miqësie.

“Jam shumë mirënjohës për gjithë ndihmën që kam marrë nga miku im, ambasadori i Katarit, ndër të parët që i është përgjigjur thirrjes sonë për të dhënë një ndihmë të konsiderueshme për fazën e emergjencës. Një  mik i mirë është edhe në gëzim, edhe në hidhërim. Kemi qenë bashkë në gëzime dhe në shumë aktivitete sportive, si ato që bëmë për kampionatin botëror, por jemi sot edhe në ditën tonë të nevojës dhe besoj që këtu duket shoqëria e vërtetë, kur dikush të gjendet në ditën që ke një fatkeqësi”, tha Veliaj.

Veliaj përsëriti se Bashkia Tiranë po punon për rindërtimin e banesave të prekura në një afat sa më të shkurtër.

“Bashkia e Tiranës ka arritur me shumë sukses që të caktojë një sipërmarrës për ndërtimin e një shtëpie të dëmtuar. Ndërkohë që ndërtojmë këto shtëpi, miq, si miqtë tanë nga Katari, janë duke siguruar ndihmat e nevojshme, që askush të mos ndihet i lënë pas dore. E kuptoj si funksionon edhe situata e emergjencës: 3 ditë është lajmi dhe mbulohet hataja, pastaj ndodh një dramë a çudi tjetër e të gjithë shpërqëndrohemi. Ajo që mund t’ju siguroj është që Tirana dhe miqtë e Tiranës nuk shpërqëndrohen. Ne do të rrimë të fokusuar derisa ta çojmë këtë mision deri në fund dhe derisa të sigurohemi që çdo shtëpi është rindërtuar dhe çdo njeri ka marrë ndihmën e nevojshme”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri, shprehu solidaritetin e plotë të popullit të Katarit me situatën që shkaktoi tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME