Categories Lajme

Ambasadori Britanik: “Do i kthejmë të gjithë, kush hyn ilegalisht s’do udhëtojë më kurrë drejt Britanisë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith është takuar sot me drejtorin e përgjithshëm për Policisë së Shtetit, Gledis Nano për të diskutuar rreth masave për frenimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë.

Prej disa ditësh, numri i lartë i emigrantëve shqiptarë që kalojnë ilegalisht përmes Kanalit të Francës, ka shkaktuar polemika mes politikanëve më të lartë të Britanisë, si dhe ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat vendase.

Ambasadori Alastair King-Smith është shprehur se emigrantët që hyjnë ilegalisht në vend, nuk do të kenë më kurrë mundësi të udhëtojnë drejt Britanisë, pasi të dëbohen.

Deklarata e Ambasadës Britanike në Tiranë: Ambasadori Alastair King-Smith u takua sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Shqiptare Z. Gledis Nano. Ata ranë dakord për të vepruar sa më shpejt në përgjigje të kriminelëve që po shfrytëzojnë të rinjtë shqiptarë që po udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

“Shprehëm vendosmërinë e përbashkët për të ndaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës. Diskutuam realitetin që i pret të gjithë ata që mbërrijnë në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar. Emigrantët e paligjshëm nuk mund të sigurojnë punë të ligjshme.

Së shpejti do të kthehen në Shqipëri dhe nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë kurrë më në Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë ata persona dhe familjarët e tyre që mund të jenë të tunduar të udhëtojnë drejt Britanisë nuk duhet të bien pre e propagandës së krimit”, tha Ambasadori Alastair King-Smith.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME