Categories Lajme

Ambasadori i Izraelit në Serbi tregon se pse refuzuan ta njihnin Kosovën për 12 vjet

Ambasadori i ri i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan ka deklaruar se vendi i tij ende nuk e ka njohur teknikisht Kosovën, por theksoi se procesi i njohjes është duke vazhduar dhe nuk do të kthehet mbrapsht. Villan tha në një intervistë për “Politika” se kishte dy arsye pse njohja e Kosovës ishte problem prej 12 vitesh, e para, sipas tij, ishte se njohja e një lëvizjeje të tillë mund të shfrytëzohej nga palestinezët, dhe si arsye tjetër, ka përmendur marrëdhënien me Serbinë. “Procedurat nuk kanë mbaruar, nuk ka pasur takime midis zyrtarëve, shënimet diplomatike nuk janë shkëmbyer, por kjo nuk do të thotë që procesi nuk është duke vazhduar ose që mund të kthehet mbrapsht”, tha Vilan.

I pyetur nëse bisedoi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për transferimin e ambasadës së Serbisë në Jeruzalem, Vilan u përgjigj se nuk u diskutuan detaje. “Izraeli i është mirënjohës z. Vuçiq për atë që ai ka bërë për marrëdhëniet tona dhe për vendimin e tij të bërë para samitit të Washingtonit për të hapur një zyrë ekonomike në Jeruzalem, që është një veprim i rëndësishëm jo vetëm ekonomik por edhe politik për të dy vendet”, tha Vilan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME