Categories Politike

Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Jemi në mes një tragjedie humanitare

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, theksoi se jemi në mes të një tragjedie humanitare në Ukrainë.

Prej ditësh tashmë po vriten njerëz të pafajshëm nga sulmet ruse, edhe pse presidenti Vladimir Putin thekson se është një operacion ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën.

Ai i bëri thirrje Rusisë që të ndalë sulmin ndaj ukrainasve dhe të parandalojë vdekjen e të tjerë qytetarëve. Hoxha theksoi se OKB nuk u krijua që të çojë njerëzit në parajsë por të shpëtojë njerëzimin nga ferri, në këtë rast nga sulmet mbi qytetarët dhe shtetet.

“10 ditë nga ku operacion i ashtuquajturi i Rusisë por që në fakt është pushtim jemi në mes të një tragjedie të madhe humanitare, ku po humbasim jete njerëzish. 1.5 mln kanë ikur tashmë, ky është sulmi Rusisë. Bota u vu në alarm, sërish dje pas shpërthimit në termocentralit , që fatmirësisht u shua shpejt por rrezik mbetet fakti që është në duart e rusëve. Duhet thënë se sulmi ndaj objekteve të tilla mund të sjellë pasoja katastrofike, për njerëzit. Ju kujtojmë Çernobilin.

Nga ajo që dëgjuam , duhet menjëherë verifikuar situata se pse mbetet ende e rrezikshme, ne sugjerojmë që të punohet për këtë çështje që të sigurohet siguria e objektit dhe te sigurojë të punojë impianti. I bëjmë thirrje Rusisë të ndalë sulmin ndaj ukrainasve, të sulmosh civilët është krim dhe duhet të jetë përgjegjëse për këtë, duhet te mblidhen provat dhe t’i çohen gjykatës, mbështesim investigimet. Ky këshill duhet te bëjë ç’të mundet të shpëtojë Ukrainën dhe njerëzit e saj nga ferri në të cilën po e çon Rusia me veprimet e saj. OKB nuk u krijua që t’i çojë njerëzit në parajsë por ta shpëtojë njerëzimin nga ferri”, tha Hoxha.

Tensioni në Ukrainë është rritur, ndërsa jemi në ditën e nëntë të sulmit rus në Ukrainë.

Dy raundet e bisedimeve mes dy shteteve ishin pa rezultat konkret, ndërsa mbrëmjen djeshme duket se u kris barriera e trashë e akullit pas shtrëngimit të duarve të delegacioneve. Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i Ukrainës, ndërsa në fundjavë pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME