Categories Lajme

Ambasadorja amerikane Kim jep premtimin e madh për shqiptarët: Do sjellim teknologjinë që do uli çmimin e gazit

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim gjatë një seminari mbi teknologjinë e gazit të lëngshëm së bashku me Ministren e i Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ndërsa ka folur për potencialin që ka vendi ynë në këtë fushë ka theksuar se diversiteti i furnizimit me energji është mjaft i rëndësishëm.

Më tej ambasadorja e SHBA premton se Shqipëria mund të ketë besim te SHBA sakaq shton se edhe Amerika ka besim te vendi ynë. Gjatë fjalës së saj Kim thotë se bashkëpunimi dhe zhvillimi teknologjik, mund të ndikojë në zhvillimin rajonal dhe kjo do të ndikojë në çmime më të lira për shqiptarët. “Kjo do të ndikojë në çmime më të lira për të gjithë shqiptarët. Duam ta bëjmë këtë të mundur dhe shpresojmë se do ta arrijmë. Mund të jetë një hap përpara për energjinë shtëpinë tuaj.”

“E rëndësishmë është të promovosh lidhjet e konomike dhe gjithashtu mundësitë ekonomike si për amerikanët dhe për Shqipërinë. Shqiptarët kanë treguar angazhim dhe këtu është një potencial i madh. Jemi këtu për të folur për këtë potencialin dhe teknologjinë në sektorin ekonomik, besoj se për këtë arsye jemi të gjithë ju këtu.

Falë risive në teknologji jemi edhe këtu tashmë në këtë nivel dhe kjo e gjitha në kuadër të bizneseve makinave dhe të gjitha mundësive të tjera. Shpresoj që kjo të jetë edhe për Shqipërinë. Dua të përmend disa nga përfitimet. Kjo është e rëndësishmë në përfitimin e Shqipërisë.

Diversiteti i furnizimit me energji është mjaft i rëndësishëm. Shqipëria e di që mund të ketë besim te SHBA edhe ne e dimë që mund të kemi besim te Shqipëria. Patjetër kjo do ndikojë edhe në integrimin rajonal. Nëse mund ta zhvillojmë këtë infrastrukturë kjo do të ndikojë shumë mirë tek ekonomia e Shqipërisë.

Kjo do të ndikojë në çmime më të lira për të gjithë shqiptarët. Duam ta bëjmë këtë të mundur dhe shpresojmë se do ta arrijmë. Mund të jeptë një hap përpara për energjinë shtëpinë tuaj. Patjetër edhe për të ulur ndotjen e ambientit. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë dhe do ta shohim këtë mundësi”, ka thënë Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME