Categories Bota

Amerikanë, francezë, egjiptianë dhe grekë “rrethojnë” Turqinë nga Perëndimi

Do të jenë dhjetë ditë zjarri këto për Egjeun duke filluar nga sot dhe në vijim. Dhjetra avije dhe avionë, dronë të armatosur apo thjesht për vëzhgim, një aeroplnambajtëse si edhe mijëra ushtarë do të gjenden gjatë ditëve në vijim në një zonë të ngushtë si Egjeu duke krijuar një klimë lufte në zonë, raporton Abc News. Turqia iu përgjigj manovrave ushtarake mes grekëve dhe amerikanëve në Aleksandropulos duke dërguar në Egje plot 28 anije ushtarake, 27 avionë F-16, disa avionë F-4 si edhe një numër të madh ushtarësh që do të kryerjnë stërvitjen “Atdheu Blu”.

Ndërkohë, pak milje më sipër, pikërisht në rrethinat e qytetit grek të Alksandropulosit, vetëm 20 kilometra nga kufiri turk, do të pozicionohen 146 helikopterë amerikanë, disa anije, dhjetra tanke grekë si edhe mijëra ushtarë në kuadër të stërvitjes së madhe të “Europe Defender 2021”. Kjo stërvitje është parë si presion ndaj Turqisë prej amerikanëve pasi kjo e fundit bleu dhe refuzon të mos përdorë raketat ruse S-400.

Por nuk ka mbaruar me kaq, përreth Kretës pritet pozicionimi i aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle” bashkë me disa anije të tjera, e cila do të kryejë manovra ushtarake me marinën greke. Këtyre manovrave do t’i bashkohet edhe marina egjiptiane pak më në jug duke formuar kështu një mur të NATO-s bashkë me Egjiptin përballë Turqisë, e cila sëfundmi është kthyer në një aleat të pabesueshëm për Perëndimin pas raporteve të ngushta me Rusinë.

E gjithë situata e krijuar është duke u raportuar me tituj bombastikë në mediat turke. “Për çfarë është kjo përgatitje”, shkruan media pro qeveritare turke “Yeni Safak” duke publikuar pamje nga stërvitja greko-amerikane në Aleksandropulos, ndërkohë që “Hurriyet” shkruan: Amerikanët zbarkojnë në Aleksandropulos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME