Categories Lajme

Amnistia, Gjonaj: Prioritet gratë, ja kriteret që duhen përmbushur

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me disa gra të burgosura në Burgun ”Ali Demi” në kryeqytet, ku prezantoi projektligjin i cili do të ofrojë mundësinë për të fituar amnisti, disa kategori të caktuara të grave të burgosura. Gjonaj shpjegoi edhe kategoritë që do të përfitojnë nga kjo amnisti, duke nisur që nga viti i dënimit, mosha dhe statusi familjar.

“Duke pasur në fokus gratë, projektligji për amnistinë do ofrojë lehtësira për gratë që përfitojnë nga amnistia. Gratë që kanë marrë një dënim dhe ato që janë në ndjekje penale, ne kemi menduar që gratë në këtë amnisti do jenë përfitueset kryesore duke e krahasuar me gratë që kemi në institucione. Do shqyrtojmë kriteret për secilën dhe do arrijmë në propozimin që gratë që u ka mbetur më pak se 3 vite burg të paraqiten për amnisti. Gratë që kanë fëmijë të mitur do përfitojnë lehtësira, që ti shuhet një kohë e dënimit që të bashkohen sa më shpejt me fëmijët. Një ndër kriteret e amnistisë është edhe mosha. Po shihet edhe kriteri i moshës. Gratë që kanë mbushur moshën 55-vjeç por duke marrë edhe kohën e dënimit në tre vjet si dhe ato që janë më pak tre vjet do përfitojnë nga amnistia. Amnistia e përgjithshme është një fakt që iu gëzon shumë sepse ashtu si kemi biseduar kanë kritere ndaluese për shkak të veprave penale që kanë kryer. Po shikojmë mundësinë për të hequr kriterin për llojin e veprës penale. Sa i përket atyre grave që janë në ndjekje penale, do të përfshihen në amnisti”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME