Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë edhe persona të tjerë që mund të përfitojnë nga amnistia penale. Por kjo sipas tij do të varet nga proceset gjyqësore që po zhvillohen.

Ai deklaroi gjithashtu se po punojnë edhe për punësimin në lidhje me këta persona.

“Deri tani përfitojnë 25 persona, nga të cilët 5 ulje dënimi dhe 20 lirim të menjëhershëm. Jemi në proces akoma, sepse ka pasur procese gjyqësore, dhe në ditët në vazhdim mund të kemi edhe persona të tjerë që mund të përfitojnë nga amnistia. Mund të jenë dhe 4 persona të tjerë dhe gjithmonë do të varet nga vendimi i gjykatave.

Jemi përpjekur që t’i sensibilizojmë të gjithë këta të dënuar që do të jenë në procese gjyqësore dhe mund të përfitojnë në vazhdimësi. Kemi punuar me formimin profesional për t’i pajisur me certifikata dhe për t’i përgatitur edhe për punësimin nesër pranë zyrës së punës me të cilën kemi folur”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME