Categories Lajme

“Anës detit i palarë”/ Kalo flet “pa dorashka”: Kur futem në dush më kujtohet Noli…

Mjeku i njohur Tritan Kalo e ka nisur javën me një shqetësim. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Kalo shkruan se në shtëpinë ku banon deri sa erdhi demokracia uji kurrë nuk mungonte. Por në tre dekadat e fundit sa herë që futet për të bërë dush, i kujtohen vargjet e Nolit. Duke ironizuar këshillimin kombëtar të qeverisë ai kërkon që të futet edhe pyetja e 13-të, “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”.

Postimi i plotë i Tritan Kalos
Kohë kovidiane…31.01.2022…Ditë e javë sa më të mbarë miq, dashamirës, të afërm dhe bashkëkombas….Ka vite që vargu “Anës detit i palarë…” (“Anës lumenjve”, Th. S. Noli), më vjen ndërmënd sa herë më duhet të lahem/bëj dush ose të laj teshat në fund të javës… Uji ose nuk vjen me presionin e zakonshëm dy-tre herë në ditë, kur ai rrjedh në çezmat tona me ndihmën e një pompe ose edhe “nuk turpërohet të mos vijë fare”….

Unë jam në katin e tretë, mendoni familjet që ndodhen në dy katet sipër banesës sime…Fatmirësisht ka në shitje “letra të lagura për bebet”, të cilat na mundësojnë edhe ne “bebet e rritura” të qëndrojmë të pastër….KUR kemi hyrë në këtë pallat në Dhjetor 1962 dhe deri në Maj-Qershor 1992, të 24 orët e ditës UJI KURRË nuk mungonte në çezmat tona….RRËNOFTË DEMON-KRACIJA që na e hoqi “këtë bezdi”…Para pak vitesh u hap një kanal i cekët nën trotuaret e Rrugës “Muhamet Gjollesha”, dhe u instalua një lidhje e re me tubin qëndror të ujit në pallatin tonë, duke na u thënë se tash e tutje uji nuk do të na mungonte….

BROÇKULLAT e zakonshme elektorale….Lali Eri, PUSHTOJE edhe “kështjellën e fundit që është jashtë kontrollit tënd”, FSHF-në, POR ke marë dy herë votat edhe për 24 orë ujë në rubinetat tona, si dhe për mos shpërfytyrimin kullësor të urbanizimit  të Kryeqytetit të të gjithë Shqiptarëve….Do sugjeroja që Pika e 13-të e Këshillimit Kombëtar të ishte: “A doni ujë të pijshëm 24 orë në çezmat tuaja”?!?!…..Quo vadis Shqipëria ime?!?!/ Gazeta Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME