Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka dënuar arrestimin e katër të rinjve shqiptarë.

Në deklaratën e tij Berisha tha se “të rinjtë u arrestuan për postimin e një flamuri shqiptar me portrete të Ismail Qemalit dhe Isa Bolitinit”. Kreu i PD nënvizon se arrestimi i të rinjve shqiptarë është një akt i shëmtuar dhe se e barazon presidentin serb me Kim Jong Un. Po ashtu Berisha bën thirrje që komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë akt.

“Së pari dua të dënoj me forcë arrestimin e 4 të rinjve shqiptar në Beograd me urdhër të Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Janë arrestuar me fajin e vetëm se një prej tyre ka postuar në rrjetet sociale një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qermalit dhe Isa Boaletinit. Sipas Beogradit ka thënë fjalë të papërshtatshme p[ër Serbinë. Ky akt i shëmtuar e barazon Vuçiçin me Kim Jong Un dhe ajatollahët dhe tregon rracizëm e urrejtje ndaj shqiptarëve/. Dënoj me forcë aktine shëmtuar dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të të rinjve shqiptarë, siç i bëj thirrje komunitetit shqiptar të dënojë këtë akt që tejkalon të gjitha limitet. Dënoj gjithashtu heshtjen e argatit të Vuçiçit në Tiranë, Ramës, ndaj aktt të padronit të tij. Katërt tifozët nuk kanë kryer asnjë akt përveçse kanë postuar në rrjetet sociale status me flamur dhe kanë thënë mendimet e tyre për Serbinë, mendime që sipas Vuçiçin qenkan të ndaluar që të thuhen brenda territorit serb. Kjo është unike në botë. Bëj thirrje për lirim e tyre ose për ndryshe opozita do të ndërmarrë protesta të fuqishme para përfaqësisë së Beogradit në Tiranë”, tha ai.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME