Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në pronat e tyre ku ka nisur zbatimi i projektit.

Qytetarët janë mbledhur sot në pronën në fjalë dhe pavarësisht përplasjeve me policinë, kanë arritur të shembin dhe hedhin poshtë gardhin metalik me të cilin është rrethuar kantieri pak ditë më parë.

Në brendësi të kantierit, protestuesit sërish u përplasen me efektivët, të cilët kanë tentuar t’i ndalojnë të futen.

Kujtojmë se prej afro një viti, banorët e zonës kanë ngritur akuza se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka ndryshuar dokumentacionin e pronësisë, duke tjetërsuar certifikatat dhe më pas duke ia kaluar truallin investitorit që po zhvillon projektin për resort në vijën bregdetare të Velipojës.

Ata thonë se kërkojnë të drejtën e tyre, ndërsa duke iu bashkuar refrenit të protestave në Tiranë, në kor bënë thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg”, apo “Edi Rama jepe dorëheqjen”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME