Categories Lajme

Anëtarësimi në BE/ Genc Pollo kujton kushtet e Bundestagut: Pa bërë zgjedhje nuk ka realisht negociata

Ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo ka kujtuar kushtet e Bundestagut, ndërsa shkruan se 12 prej tyre duhet të pjesërisht para Konferencës së Parë të Antarësimit. Me një shënim në rrjetet sociale, Pollo thotë se,  kusht kryesor i Konferencës së Dytë janë mbajtja e zgjedhjeve pas kryerjes së reformës zgjedhore. “Shkurt e përmbldhtas: 1- pa bërë zgjedhje nuk ka realisht negociata; 2- Negociatat do t’i drejtojë qeveria e dalë nga zgjedhjet”, shkruan mes të tjerash Pollo, ndërsa poston edhe kushtet e Bundestagut.

Postimi i plotë:

Meqë me shumë të drejtë po flitet përditë për kushtet e Bundestagut por jo përherë ato kushte paraqiten në përmbajtje lipset të kujtojmë publikun se 12 kushtet duhet të përmbushen pjesërisht para Konferencës së Parë të Antarësimit (përcakton kuadrin e negociatave) e plotësisht para Konferecës së Dytë  të Antarësimit (faktikisht çel negociatat). Kusht kryesor i Konferencës së Dytë janë mbajtja e zgjedhjeve pas kryerjes së reformës zgjedhore. Shkurt e përmbldhtas: 1- pa bërë zgjedhje nuk ka realisht negociata; 2- Negociatat do t’i drejtojë qeveria e dalë nga zgjedhjet. Më poshtë pasazhi përkatës nga rezoluta e Bundestagut në shqip, gjermanisht e anglisht.

“Bundestagu gjithashtu i kërkon Qeverisë Federale që,

  1. Në Këshillin e Evropës më datë 17/18 Tetor 2019 të miratohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë parimisht vetëm me kushtin, që
  2. a) Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar.  Të merret vendim për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019.

  1. b) Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

– Zbatimi i ligjit për reformen zgjedhore të inicuar

– Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme;

– Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve,

– Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar

– Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar,

– Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive,

– Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME