Categories Lajme

Angli/ Gropa në rrugë, i mori jetën 22 vjeçarit shqiptar

Pas gati 5 muaj, gjykata në Maidstone, Angli, thotë se shkaku u vdekjes së 22-vjeçarit shqiptar Algert lleshi ishe një gropë. Një dëshmitar okular tha para gjykatës se Lleshi papritmas u rrotullua me biçikletën e tij, duke u përmbysur në fund. Ai ra menjëherë pa ndjenja dhe erdhi në vetë vetëm shtatë minuta më vonë, momenti kur dy shoferë dhe një infermiere jashtë detyrës kishin ndaluar për ta ndihmuar.

Kur policia dhe ambulanca erdhi, ai ishte i vetëdijshëm dhe ishte ulur në rrugë. Ndërsa ai ishte në gjendje të qëndronte në këmbë dhe përfundimisht të hynte në një ambulancë në pritje, ai vazhdimisht ankohej për dhimbje në kokë dhe kërkoi ilaç për lehtësim dhimbjeje, para se të binte pa ndjenja edhe për dy minuta të tjera dhe të zgjohej sërish. Ai u transferua në spitalin William Harvey, ku u zbulua se kishte pësuar një dëmtim traumatik në tru.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në spitalin King’s College për një operacion urgjent. Fatkeqësisht, pavarësisht se operacioni ishte i suksesshëm, Lleshi nuk u zgjua kurrë dhe u shpall i vdekur më 5 qershor, tre ditë pas aksidentit. Ndihmës mjekja ligjore Katrina Hepburn tha në gjykatë, se me shumë mundësi i riu shqiptar nuk e kishte parë gropën e thellë në rrugë dhe duket se ky fakt ka kontribuar në aksident. Ajo tha: “Ndoshta gropa nuk ishte e dukshme për të, duke pasur parasysh kohën, pavarësisht nga dritat e rrugës. Kjo duket se e ka bërë atë të humbasë ekuilibrin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME