Categories Lajme

Angli/ Verbohet 17-vjeçari, hante vetëm patate të skuqura prej 10 vitesh

Kequshqyerja është një ndër problemet më serioze të ditëve të sotme. Ushqimet e shpejta të pashëndetëshme kanë sjellë probleme shëndetësore për adoleshëntët apo fëmijët. BBC shkruan se ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e kësaj lloj ushqyerje pasi një adoleshent humbi shikimin pasi hante vetëm patate të skuqura dhe patatina.

Mjekët në Bristol që ishin përkujdesur për 17-vjeçarin thanë se shikimi i tij erdhi duke u përkeqësuar deri në verbëri.

Që nga shkolla fillore, adoleshenti kishte ngrënë vetëm patate të skuqura franceze, bukë të bardhë, si dhe ndonjëherë ndonjë fetë proshutë ose sallam.

Testet zbuluan se ai kishte mangësi të mëdha vitaminash dhe dëmtime serioze në organizëm si pasojë e kequshqyerjes.

“E kuptuam që diçka nuk shkonte kur e pamë të kthehej nga shkolla me ushqimin të paprekur. Unë i vendosja gjithmonë fruta me vete, por ai nuk i fuste në gojë dhe gjithmonë ishte shumë i dobët”, ka treguar e ëma e djalit për BBC.

Një studim i 19 vendeve evropiane nga Universiteti i San Paulo vitin e kaluar zbuloi se familjet në Mbretërinë e Bashkuar blejnë më shumë ushqime të shpejta se çdo vend tjetër në Evropë, duke arritur në 50.7 përqind të dietës së tyre me këto ushqime të pashëndetëshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME