Categories Bota

Anglia liron kufizimet anti Covid/ Hapen palestrat, parukeritë dhe lokalet e natës

Dyqanet jo-thelbësore dhe sallonet e bukurisë tani mund të hapin dyert e tyre në Angli dhe Uells, pasi rregullat e Covid janë lehtësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Palestrat, kopshtet zoologjike dhe parukierët e Anglisë gjithashtu mund të hapen përsëri, ndërsa restorantet dhe pub-et mund të mirëpresin klientët jashtë.

Disa bare u hapën menjëherë pas mesnatës, ndërsa radhë të gjata u krijuan jashtë dyqaneve në të gjithë vendin. Nxënësit po kthehen në shkollë me kohë të plotë në Skoci dhe Uells, ndërsa urdhri i “qëndrimit në shtëpi” i Irlandës Veriore po mbaron.

Shumë njerëz do të kenë mundësi të shkojnë në palestër sot, pas një periudhe të gjatë mbylljeje tgë bizneseve jo të domosdomshme. Palestrat në Skoci do të rihapen në 26 Prill, në Uells është 3 maj dhe nuk është njoftuar kur do të kthehen në Irlandën e Veriut, raporton BBC.

Por, njerëzit janë paralajmëruar që të kenë kujdes dhe të ruajnë distancën. Marc McLaren, një menaxher palestre dhe trainer personal në Mançester, thotë: “Unë e kam parë në bisedat në grup, në internet, në mediat sociale, njerëzit mezi presin të futen në palestër dhe të përdorin paisje të ndryshme për ushtrime, të gjithë e kanë në mendje se çfarë do të bëjnë”.

“Meqë kthehemi pas një pushimi të tillë, të gjithë janë në të njëjtën varkë. Thjesht merrni kohën tuaj. Ju nuk do të keni të njëjtin intensitet ose peshë si keni pasur vitin e kaluar“, shpjegon ai për të gjithë të apasionuarit pas palestrës.Kryeministri Boris Johnson thotë se njerëzit duhet të “sillen me përgjegjësi” dhe të vazhdojnë të marrin hapa për të “luftuar Covid”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME