Categories Lajme

Anija P-134, “Butrinti!

Shkruan faqja zyrtare e Forces detare… Anija P-134, “Butrinti” me komandant Kapiten i rangut III-të Altin Liçaj, javen e kaluar zhvilloi nje vizitë portuale në Split, Kroaci dhe Bar, Mali i Zi. Fillimisht Komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman, Kapiten i Rangut I-rë Sabri Gjinollari, para nisjes së anijes për vizitë, përshëndeti dhe uroi efektivin e Anijes P-134 “Butrinti”, udhëtim të mbarë.

Ne Split, Komandanti i anijes P-134, “Butrinti”, u prit nga komandanti i Rojes Bregdetare të Kroacisë.Gjatë takimit u diskutua në lidhje me shkëmbimin e eksperiencave, bashkëpunimin në stervitje dhe vizitave portuale të mëtejshme, midis dy vendeve. Komandanti i Anijes P-134 “Butrinti”, gjithashtu u prit dhe nga kryebashkiaku i Splitit, Z. Ivica Puljak, i cili shprehu mirëseardhjen në vizitën e tyre të parë zyrëtare të anijes së Forcës Detare të Shqipërisë.

Gjatë vizitës në Bari, Mali i Zi, komandanti i anijes P-134 “Butrinti” dhe shefi i Seksionit të operacioneve dhe stërvitjes së Flotiljes Detare kapiten i rangut II-të Eduart Jeminaj, kanë realizuar një vizitë në Komandën e Forcës Detare të Malit të Zi, në të cilën u pritën nga Komandanti i Forcës Detare malazeze Commander Milan Jeftovic.

Më pas u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë Z. Dusan Raicevic, I cili shprehu mirëseardhjen dhe dëshirën për rritjen e bashkëpunimt të ndërsjelltë midis dy vendeve. Gjatë zhvillimit të vizitës efektivi i Anijes P-134 “Butrinti”, pati mundësi të njihen edhe me vlerat kulturore dhe tadicionale të Malit të Zi ,në disa vende si Kotorr dhe Ulqin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME