Categories Lajme

Anija që ngeci në kanalin Suez “çon botën” 150 vite pas

Kompanitë e mëdha të transportit detar po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për mallrat e bllokuara në anije, pasi Kanali i Suezit për të katërtën ditë radhazi ka mbetur i bllokuar.

Për shkak të bllokimit, i cili vlerësohet të ketë shkaktuar dëme financiare me vlerë prej 9.5 miliardë dollarësh, shtatë anije që transportonin gaz natyror të lëngshëm kanë ndryshuar destinacionin e tyre.

Tre nga këto cisterna tani po ndjekin rrugën rreth Afrikës, përmes Kepit të Shpresës së Mirë, sipas informacionit nga kompania Kpler. Kjo do të thotë që rruga e anijeve deri në destinacionin final do të zgjasë dy javë më shumë duke e çuar botën 150 vite para, kur kanali i Suezit nuk ishte ndërtuar ende.

Një zyrtar nga autoriteti i kanalit egjiptian tha për Associated Press në kushte anonimiteti se ky ishte një operacion shumë kompleks që duhej realizuar me kujdes. Qëllimi kryesor është të shmanget “çdo ndërlikim” që mund të zgjasë bllokimin e trafikut në kanal.

Sipas autoriteteve, duhet të heqin 15,000 deri në 20,000 metra kub rërë për të arritur një thellësi prej 12 deri në 16 metrash. Kjo thellësi ka të ngjarë të lejojë që anija të lëvizë përsëri.

Autoritetet në Egjipt po vazhdojnë të punojnë me ekipet e shpëtimit në të gjithë botën për të lëvizur Ever Given, e cila “ngeci” në pjesën jugore të kanalit të martën, pasi humbi kontrollin gjatë një stuhie.

Ekspertët kanë deklaruar se për të lëvizur anijen gjigante e cila është 400 metra e gjatë dhe mund të mbajë gati 220,000 ton, duhet të heqin një pjesë të ngarkesës që ndodhet në të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME