Categories Lajme

Anija “ruse” në ujrat shqiptare, reagon Ministria e Infrastrukturës: Nuk është në listën e sanksioneve, u lejua të shkarkonte mallrat e kompanisë SHELL

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se jahti luksoz i oligarkut rus Roman Abramovich (Abramoviç) është pranë ujërave shqiptare.

Të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv treguan se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich “Solaris” ishte duke  lundruar në jashtë ujërave të Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin “në pritje të urdhrave”.

Destinacioni i tij u tregua si Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ai u hoq vonë të hënën.

Abramovich është në listën e zezë të sanksioneve të BE-së, SHBA dhe Britanisë së Madhe. Atij i është hequr e drejta e kontrollit të klubit të futbollit anglez Chelsea dhe i është ndaluar shitja e ekipit londinez.

Një avion i lidhur me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich u ul në Moskë herët të martën, pas një ndalese të shkurtër në Stamboll, tregojnë të dhënat e FLIGHTRADAR24.

Avioni i lidhur me Abramovich, pronarin e Chelsea Football Club, mbërriti në Stamboll nga Izraeli të hënën, pak pasi u pa në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.

Abramovich ishte në mesin e shtatë miliarderëve rusë të shtuar në listën e sanksioneve britanike javën e kaluar në përpjekje për të izoluar presidentin Vladimir Putin mbi pushtimin rus të Ukrainës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME