Categories Lajme

Anija turke i afrohet Greqisë, Erdogan i hedh “benzinë zjarrit”: Po shkojmë drejt qëllimeve tona

Turqia i hedh akoma më shumë “benzinë zjarrit” të provokimeve me Greqinë për kufirin detar. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot fillimisht e “pagëzoi” si armik këdo që përpiqet të lëvizë kundër Turqisë. “Kushdo që me fjalë, vepra dhe qëndrim përpiqet të ndajë kombin tonë, të ndajë vendin tonë dhe të rrëzojë shtetin tonë, të dijë se ai është armiku më i madh i të gjithë neve“, tha ai, duke shtuar se ai ka shkatërruar lojërat e të gjithëve në rajon dhe tani po lëviz në përputhje me qëllimet e Ankarasë dhe jo në drejtimin që fuqitë e tjera dëshirojnë.

Një nga një i anulojmë këto skenarë dhe lojërat e tyre. Ne i kemi shkatërruar në Irak, në Siri, në Mesdhe, në Detin e Zi. Tani ky vend po lëviz në përputhje me qëllimet e tij dhe jo në drejtimin që të tjerët e shtyjnë atë” tha ai. Referuar konfliktit Azerbajxhan-Armeni, ai tha se Turqia do të jetë e pranishme atje ku ka shtypje, shtrembërime dhe mohim të të drejtave. “Çfarë na thonë ata?” Çfarë pune keni atje? Ne, ku ka shtypje, jemi atje. Ku ka okupim, a nuk do t’i shpëtojmë vëllezërit tanë nga ky okupim? Apo nuk do të sigurojmë sigurinë e kufijve tanë? Pse disa njerëz acarohen? Ne jemi atje dhe do të jemi. 

Ne jemi ata që kemi vuajtur, ne jemi ata që kemi derdhur gjak, ne jemi ata që kemi humbur fëmijë, por fituesit janë të tjerët. Si mund të tolerojmë diçka kaq të shtrembëruar?” vijoi më tej ai. Ndërkohë që po ditën e sotme anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare larg në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve me Greqinë./ db/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se kthyen magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet pronari dhe drejtori i OSHEE në Peqin

Pronari i një magazinë që përdorej për kultivimin e drogës është arrestuar së bashku me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babai plagos të bijën dhe vret veten/ Vajza në prag divorci, çfarë e shkaktoi tragjedinë në Lushnje

Lushnja u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë kur babai Behar Musaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tre vëllezër në banesë, kush ishte “shënjestër” e tritolit në Fushë Krujë?

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistruar mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi i rëndë/ Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) të shtunën në Vlorë

Familjarë dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit 40-vjeçares Enkelejda Danaj (Limaj) këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një…

LEXO ME SHUME