Sonte në ora 19:30 drejtoria e përgjithëshme detare dhe Administrata detare shqiptare i janë bashkuar iniciativës së Sekretarit të përgjithshëm të IMO Organizatës Botërore të Detarisë. E cila më parë ka bërë thirrje që të gjitha anijet e ankoruara në portet Shqiptare apo Radat e Porteve ti bien sirenave për 3 minuta në shenjë solidariteti me detarët në lyftën kundra Covid19.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe kapiteneria e Vlorës si dhe autoritet portuale të Vlorës si pjesë e drejtorisë së përgjithshme detare. Anijet, varkat, të ankoruar në Portin Detar të Vlorës, si dhe në Triport i kanë rënë sirenave për 3 minuta rresht, duke i dhënë në këtë mënyrë dhe gjallëri gjithë qytetit për pak minuta në këto orë vetëizolimi.