Categories Lajme

Anila Hoxha rrëfen detaje nga telefonata mes Sabrina Begajt dhe autorit

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer në emisionin Open detaje të reja për ngjarjen që ka tronditur opinionin publik ditët e fundit. Dy javë para se të dilte nga burgu, Elton Metaj ka marrë në telefon viktimën, Sabrina Bengajn duke e kërcënuar se do ta vriste kur të dilte nga qelia. Sipas saj kjo v rasje nuk do të ndodhte nëse institucionet do të kryenin detyrën e tyre duke e mbajtur prapa hekurave.

Hoxha thekson se në vrasjen e 23-vjeçares kanë dorë institucionet e drejtësisë, ndërsa në dosjen e Metajt ka pikëpyetje të shumta.

“Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras i ka thënë 2 javë pasi të dilte nga burgu i Zaharisë. Çështja nuk është ndjekur për një sërë rastesh neglizhente. Vetëm gjykata është përgjegjëse?! Nëse shikon dosjen e të tillë personazhesh, një sërë institucionesh janë bërë bashkë dhe të gjithë kanë dhënë kontribut për t’i dhënë lirinë. Përfshirë mjekë psikiatër, të cilët e panë si një person me probleme mendore.

Po flasim për ata burra që ushtrojnë dhunë në familje. Që nga janari 380 burra të arrestuar për akuzën e dhunës në familje, dhunë ndaj grave, ndaj fëmijëve, ndaj prindërve. Ishte një divorc i papranuar, ky ishte thelbi i konfliktit të tyre, një fund historie që ai nuk ishte dakord”, tha Hoxha.

Viktima Sabrina Bengaj dhe autori Elton Metaj

V rasja e Sabrina Bengajt, nënë e një vajze 3-vjeçare është njëra prej 14 grave të vrara nga bashkëshortët për vititn 2021. Edhe pse me një urdhër mbrojtje, ajo nuk arriti që t’i shpëtonte makabritetit të 31-vjeçarit që u lirua nga Gjykata e Fierit. Të irrituar nga mosfunksionimi i institucioneve, qytetarët në Tiranë dhe Fier kanë kërkuar ndryshim dhe drejtësi për të gjitha gratë e dhunuara në vendin tonë përmes protestave paqësore me pankarta në duar./TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME