Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në Thumane aty ku raportohet se ka shumë dëme nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur këtë mëngjes Shqipërinë dhe fatkeqësisht ka shkaktuar edhe viktima.
Kryedemokrati Basha u ndal tek pallatet e shembura në Thumanë dhe u takua me banorë të zonës. Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e PD bën me dije se lideri i demokrateve ka inkurajuar qytetarët të ruajnë qetësinë dhe i ka bërë thirrje forcave të rendit të bëjnë maksimumin.
Basha ka ndarë me banorët dhimbjen për jetët e humbura nga tërmeti, që ishte tragjik për disa familje në Thumanë dhe Durrës.
Siç shihet edhe nga fotot, Basha ka takuar banorë që janë në panik dhe të prekur nga dhimbja e madhe pasi kanë të afërm ende nën rrënoja.



