Categories Lajme

Anti-informaliteti/ Lirohen 6000 m2 plazh në Durrës, nën hetim 2 persona (VIDEO)

Policia ka vijuar aksionin anti-informalitet ‘Plazhi i Lirë’, ku këtë radhë në qytetin e Durrësit janë liruar rreth 6000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe sekuestrohen rreth 1000 çadra e shezlongë. Në këtë operacion janë proceduar penalisht edhe 2 pronarë të subjekteve të bllokuara që akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”,  “Mospagimi i  taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”.  Ata janë Gj.K., dhe B.Sh., pasi nga kontrolli i ushtruar në plazhin  në Sektorin Rinia, u konstatua se kishin zënë me çadra plazhi hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse dhe të pa pajisur me kasë fiskale.

Ndërkohë njoftohet se operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, por jo vetëm, për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Kujtojmë se aksioni anti-infomralitet është shtrirë në të gjithë vendin ku deri më tani janë liruar mijëra metra katror plazhe publike që ishin zaptuar me çadra si dhe janë gjobitur e bllokuar biznese që kryenin evazion fiskal duke fshehur të ardhurat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME