Categories Lajme

Anti-informaliteti te hotelet/ Ibrahimaj: Nga 420 kontrolle në Sarandë, 191 raste në shkelje të ligjit

Strukturat e monitorimit në terren po vijojnë me zbatimin e planit kundër informalitetit për sektorin e turizmit të përqendruar në njësitë akomoduese të publikuara në booking.

Në Sarandë, me forca të përqendruara inspektimi nën drejtimin e Drejtores së Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, po kontrollohet për të goditur subjektet hoteliere, që abuzojnë me konsumatorin dhe shtetin, duke dëmtuar konkurentët e rregullt.

Ibrahimaj bën të ditur se, “vetëm për zonën e Sarandës janë 413 njësi në booking, të cilat po verifikohen nga 9 grupe të monitorimit në terren, për regjistrimin  dhe respektimin e detyrimeve ligjore- lëshimi i kuponit, publikimi i listës së çmimeve, deklarimi i punonjësve etj”.
Sipas saj, “gjatë gjithë periudhës nga data 4 Korrik deri dje janë kryer në total 420 kontrolle dhe janë konstatuar 191 shkelje të legjislacionit tatimor. 30 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore. 35 tatimpagues të penalizuar për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 3 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për mos lëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Ndërkohë që 15 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 12 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 3 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.
“Vetëm ditën e djeshme datë 11 Gusht janë kryer 33 kontrolle dhe janë konstatuar 15 shkelje të legjislacionit tatimor, nder të cilat 4 subjekte të paregjistruara”, tha Ibrahimaj.
 e.xh/

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME