Categories Lajme

Anti KÇK, hetim familjarëve të personave të dyshuar

Pas sekuestrimit të disa pasurive të dyshuara si me prejardhje kriminale në Shijak dhe Shkodër, policia në bashkëpunim me prokurorinë është duke kryer hetime dhe duke verifikuar llogaritë bankare të familjarëve të personave të dyshuar.

Hetimet kanë për bazë dyshime të forta se personat, të cilëve iu sekuestrua pasuria kanë përdorur familjarë apo të njohur për të tjetërsuar pronat dhe kryer transferta bankare.

Një vendim i tillë mund ta ketë marrë shtysën nga përgjigja që Drejtoria e Kadastrës Durrës kthehu për Lulzim Berishën dhe ku rezultoi se ai vetë nuk ka asnjë pasuri në emrin e tij personal.

Ndërkohë OFL ka vijuar dërgimin e formularëve në Durrës dhe Elbasan, ku Suel Çelës dhe Plarent Dervishit i është kërkuar që të deklarojnë burimet e të ardhurave financiare.

Plarent Dervishaj rezulton në hetim në Gjermani për trafik i qënieve njerëzore. Ndërsa Suel Çela rezulton i dënuar në Itali trafik narkotikësh.

Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës, ndërsa në qershor të vitit të kaluar mbeti i plagosur në një atentat. Ndërsa Çela u akuzua se ishte pjesëmarrës në incidentin në tregun ushqimor në Elbasan në 2017, por më pas u shpall i pafajshëm.

Ndërkohë grupi i hetimit ende nuk ka përllogaritur sa shkon vlera e pasurive të sekuestruara, të cilat janë kompleksi Vila Golden, një karburant, shtëpi banimi, tokë me sipërfaqe 1891 m2, 5 automjete dhe një motor.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME