Categories Lajme

Antikorrupsioni/ Rama: Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër. Ndëshkim për keqbërësit e veshur me pushtet

Kryeministri Edi Rama u shpreh në kongresin e PS se drejtësia kërkon një mendësi europiane dhe se luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjë vetëm drejtësia, por edhe vetë qeveria.

“Karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po e le të të hyjë në trup, të mbush xhepin por të merr mendjen, ndaj kush e harron se ajo karrige është e popullit dhe e shtetit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.  Në këtë pikë nuk do zgjatem. Për ata që harrojnë se për çfarë e kanë këtë karrige dhe kur i kap rrjeta e drejtësisë presin ndihmë nga partia apo bëjnë viktimën e konspiracioneve, është detyrë dhe përgjegjësi e tyre për ta mbajtur”, tha Rama.

“Lufta kundër korrupsionit kërkon një drejtësi që ndëshkon keqbërësit e veshur me pushtet. Karrigia e pushtetit, kush e harron se ajo karrige është e popullit meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Qëndrimi im nuk ndryshon, të gjithë ata që e harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo parti dhe më pas presin t’i mbrojë partia. Për ta mbajtur karrigen me dinjitet është nderi yt, por paralelisht me këtë dhe pavarësisht se sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re korrupsioni do të mbetet një problem jo vogël sa kohë modernizimi i sistemeve nuk do të arrijë në nivelin e duhur të transformimit. Këtë vit u mbyllën e edhe sportelet e turpit në PS. Sportelet e hipotekave u mbyllën është një proces dhe sot njësoj ti ke përballë pasqyrën e kompjuterit apo telefonit”, tha ai.

Kryeministri Rama tha se drejtësia kërkon një mendësi europiane dhe se luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjë vetëm drejtësia, por edhe vetë qeveria.

“Unë nuk pendohem që kjo shumicë qeverisëse ka miratuar në parlament një rritje pagash. E dëgjuat ministren e drejtësisë. Ndërkohë që rritja e pagave për Forcat e Armatosura, për punonjësit e policisë, për mësuesit, për infermierët, për mjekët për të gjithë punonjësit është larg së qeni kaq. Nëse ne kemi filluar t’i afrohemi nivelit të pagave të rajonit. E dini që prokurorët e Shqipërisë kanë pagat më të larta në rajon. E kemi bërë për të gjitha arsyet që nuk mund të ndryshojë. Kemi detyrën që jo vetëm të japim mbështetje, edhe të kërkojmë rezultate për njerëzit. Dy vjet pas dyerve në korridoret e institucioneve është ushqyer perceptimi i gabuar se e gjitha kjo bëhet për qoka. Edhe vetë formatimi i institucioneve të reja ka pasur vonesa të ndjeshme dhe problematika të rënda. Ne sot duhet ta njohim dhe ta marrim përgjegjësinë lidhur me mbështetjen dhe koordinimin e këtij pozicioni madhor”, ka thënë Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME