Categories Lajme

Anulohet rregullorja: Baret dhe restorantet në Berlin nuk do të mbyllen

Gjykata administrative e Berlinit anuloi rregulloren në fuqi në kryeqytetin gjerman një javë më parë, për sa i përket mbylljes së bareve dhe restoranteve në orën 23 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, raporton RaiNews Vendimi u mor si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane. Gjykata pranoi apelin e dhjetëra lokaleve, pronarët e të cilave e konsiderojnë masën të tepruar.

Sipas tyre mbyllja e vendeve të tilla nuk i ndalon të rinjtë që të takohen diku tjetër, ku ndoshta nuk aplikohen masat e higjienës si në lokale. Gjermania për dy ditë rresht ka shënuar rekord rastesh të reja me të infektuar me koronavirus. Instituti gjerman për sëmundjet infektive konfirmoi se në 24 orët e fundit janë shënuar më shumë se 7 mijë raste të reja me Covid-19, pas 6.600 të një dite më parë. Totali i rasteve është mbi 348 mijë ndërsa vetëm në Berlin janë 551.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME