Categories Showbiz

Anuloi koncertet/ Acarohet Al Bano: S’ia dal vetëm me pensionin!

Karantina dhe kriza ekonomike e kanë prekur edhe Al Bano-n, që nuk mund t’u kthehet koncerteve live, dhe si shumë sipërmarrës është i shqetësuar për biznesin e tij. Këngëtari i njohur foli për këtë në një intervistë e cila u botua në numrin e fundit të së përjavshmes “Diva e Donna”. “Nëse gjërat do të vazhdojnë të shkojnë keq, dhe mua do të më duhej të jetoja vetëm me pensionin tim, nuk do të isha fare mirë. Pensioni më shkon 1.470 euro në muaj, deri para disa muajsh ishte 1.370. Nuk e kuptoj sesi është e mundur kjo pasi gjithë jetën time kam punuar e derdhur contribute, që kur isha ferme këtu në Puglia dhe më pas përpunues metalesh në Milano”, u ankua ai.

“Kam vetëm shpenzime, asgjë nuk po hyn. Nëse vazhdoj me këtë ritëm, do ta shtyj e shumta një vit”, shton Al Bano i shqetësuar. Për shkak të masave antiCovid, artisti është detyruar të anulojë koncertet e programuara në Rusi, Rumani, Austri, Gjermani, Spanjë, Kinë e Australi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME