Categories Lajme

Anxhela Martini “tradhëton” burrin/ Ai bie në prangat e policisë greke

Francezët nuk thonë kot: “Cherchez la Femme”. Burrit rumun të modeles shqiptare Anxhela Martini, Dragos Savulescu i janë vënë prangat nga policia greke dhe “faji” për këtë po i vihet bashkëshortes së tij. Sipas portalit rumun G4Media.ro arrestimi në Mikonos i milionerit që kërkohej për abuzime me fondet publike në vendin e tij, u bë pasi policia pikasi fotot që Anxhela Martini kishte hedhur në instagram nga pushimet në Mykonos.

Filimisht lajmi është bërë i ditur nga Protothema, e cila në një artikull të publikuar sot ka shkruar mbi arrestimin e dy personave të cilët bënin një jetë luksoze në Mykonos duke shpenzuar shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

Savulescu është d ënuar me 5.5 vjet b urg për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumani dhe përfshin përvetësimin e parave publike.

Dragoș Savulescu, i cili në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea, ish-president i Dinamos dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore, ai u arratis në Napoli, për t’u arrestuar përfundimisht ditën e djeshme në Mykonos nga Rojet Bregdetare, të cilët së bashku me zyrtarët e policisë së Mykonos organizuan një operacion të madh për arrestimin e tij.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

Mediat rumune njoftojnë se falë piruretave, pas largimit në Itali ai i ishte nënshtruar një procesi gjyqësor në Napoli falë të cilit e kishte shndërruar dënimin e tij në një dënim me kusht. Për këtë arsye Dragos Savulescu, mund të lëvizte i lirë në tokën italiane por ndaj tij vihej në punë dosja e interpolit nëse ai dilte jashtë kufijve të këtij shteti.

Me sa duket për ti bërë qefin gruas së tij të bukur, ai ka zgjedhur të riskojë duke kaluar disa ditë pushimi në Mykonos gjë që ka rezultuar fatale për të. Portali rumun G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkeshorti i Martinit që pozon në plan të parë duket në sfond.

Historia e Dragos Savulescu dhe Anxhela Martinit ka qenë shumë e ndjekur në mediat shqiptare. Që nga dasma e tyre ne Los Anxhelos dhe deri tek ditlindjet faraonike që burri i organizonte dhe modelja shqiptare i postonte në rrjetet sociale.

Po me sa duket ka qene kjo mani për të afishuar jetën luksoze pa droje që këtë herë ka rezultuar fatale. Sepse sipas mediave rumune Dragos Savulescu, këtë herë është prangosur për faj të instagramit të bashkëshortes së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME