Categories Showbiz

Anxhela Peristeri sqaron të vërtetën për moshën: Do e thosha me krenari nëse do isha 40-vjeçe

Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se Anxhela Peristeri po fshihte moshën e saj të vërtetë, duke shkruar se është më e madhe sesa deklaron. Por e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, këngëtarja sqaroi njëherë e mirë të vërtetën. Anxhela u shpreh se do e thoshte me krenari nëse do ishte 40-vjeçe. Por në fakt është vetëm 31-vjeçe.

Roza Lati: Janë ca thashetheme vërdallë që sikur je 40-vjeç. Pse të komentojnë sikur je kaq e madhe në moshë? Anxhela Peristeri: “Jam njeri që nuk e kam fshehur ndonjëherë moshën. Edhe nëse do isha 40-vjeçe do e thosha me krenari sepse nuk ka gjë të keqe të jesh 40-vjeç. Të gjithë do shkojmë 40, nuk është se ndonjëri ka shkuar 40-vjeç dhe tjetri ka ngelur 20 vjeç gjithë jetën.

Por ndoshta për faktin që kam dalë shumë e re në skenë. Kam kënduar që 16-vjeç. Njerëzit bëjnë llogaritë e viteve dhe thonë kjo është e madhe se atëherë ka qenë 20. Kush e di si e mendojnë. Është edhe në wikipedia një biografi e imja që më nxjerr 37-38 ndoshta ngatërrohen edhe atje. Megjithatë unë jam ’86, 14 mars 1986 dhe jam plot 33 vjeç.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME