Anxhela Peristeri është fituesja e Festivalit të 59 të Këngës në RTSh dhe bëhet kështu përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2021. Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit, ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar në YouTube. Vendi i dytë iu dha Sardi Strugajt për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit. Vendi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini me “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.
Categories
Showbiz
Anxhela Peristerit çon Shqipërinë në Eurovision
