Categories Lajme

Apeli i Artan Lames: Bëhuni bashkë për të legalizuar apartamentet në pallat

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i ka bërë apel të gjithë banorëve që jetojnë në pallate të palegalizuara, që janë lënë në mëshirë të fatit nga ndërtuesi të bëhen bashkë për të legalizuar banesat.

Në përgjigje të disa qytetarëve në Facebook, Lame dhe se nuk legalizohen banesat në pallat një e nga një.

Artan Lame: Bëhuni bashkë. Kur i thua këtë thonë ne nuk bëhemi bashkë për të paguar ashensorin, si do bëhemi bashkë për këtë. Kur nuk bëheni bashkë ju do vij unë tju bëj bashkë te pallati juaj?! Jo nuk ju bëjmë dot bashkë. Bashkia ka ndihmuar në këtë proces, po mundohet të vendosë sistemin e administratorit. Përdorni administratorin, nëse kemi një arkitekt apo një jurist përdoreni atë që të vijë tek ne në emër të pallatit për të filluar për të plotësuar dokumentacionin. Është e kot të vini veç e veç, nuk bëhet një pallat   pa u bërë të gjithë banorët bashkë dhe pa zgjedhur një përfaqësi. Duhet të vijë një përfaqësues në emër të të gjithë pallatit. Nuk legalizohet dot një apartament në një pallat. Regjistrohet pallati dhe pasi legalizohet dhe regjistrohet pallati në emër të Kadastrës ose në emër të ndërtuesit dhe më pas me secilin prej qytetarit bëhet dokumentacioni për t’ia kaluar pronësinë. Bëhuni bashkë dhe zgjidhni një përfaqësues. Mblidhuni një pasdite siç na mblodhi tërmeti dhe dolëm nga pallati dhe njohëm njëri tjetrin, mos presim tërmetin tjetër për tu njohur por dilni atje dhe bëhuni bashkë. Sillni një përfaqësues të merret vesh me institucionin. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME