Categories Lajme

Apeli i mjekut Tritan Kalo: Respektoni rregullat, na ndihmoni që t’ju shërbejmë më mirë dhe bashkë ta fitojmë betejën me COVID-19

Tiranë, 17 Mars- Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në faqen e saj në Facebook, mjeku i Shërbimit Infektiv në QSUT, Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e distanicimit social dhe ato të higjenës personale për të parandaluar infeksionin nga COVID-19.

“Masat e higjenës personale, masat e higjenës kolektive, të vetëndërgjegjësimit dhe mbi të gjitha të asaj që quhet distancimi social janë në efiçencën maskimale për tē arritur që të mundim sa të jetē e mundur mospërhapjen e mëtejshme të këtij infeksioni COVID-19 në vendin tonë. Sepse mospërhapje dhe ulja e numrit të të sëmurëve përbën një nga kyçet më tē arta të suksesit, krahas asaj që është ndihma e kualifikuar që ju do të merrni në çdo kohë nga strukturat të cilat tashmë kanë filluar të merren me të sëmurët e infektuar nga COVID-19”, tha Tritan Kalo.

Duke theksuar se ekipi i shërbimit të Infektivit ka një eksperiencë të konsoliduar në tajtimet epidemike, prof. Tritan Kalo tha se në spital janë duke ofruar për pacienet e infektuar me COVID-19 shërbim maksimal.

“Mjekët, infermierët, personeli teknik, imazherit, sanitaret dhe farmacistët në Spitalin e Infektivit janë një trup e vetme, e mirë trajnuar e mirë pregatitur e dedikuar që gjendet në çdo sekondë dhe t’ju shërbejë në menyrën maksimale dhe me cilësinë më të mirë të mundshme, sepse kanë një eksperiencë tashmë të konsoliduar në trajtimin e sëmundjeve me karakter epidemik”, u shpreh Kalo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME