Categories Lajme

Apeli i një daje: Shteti të më tregojë ku ndodhet mbesa me dhëndrin, u bie telefoni

Një apel drithërues vjen nga Spitali i Traumës nga daja i një 15 vjeçareje. Drita Cakoni së bashku me babain e saj Kastriot Cakoni janë zhdukur në Thumanë. Nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

E ëma e saj ndodhet në spital së bashku me djalin 12 vjeçar, jashtë rrezikut për jetën Daja i Dritës tha se pasaporta është gjetur në rrënoja ndërsa telefoni i dhëndrit është funksional, por nuk përgjigjet njeri.

“Jam daja e vajzës. Pasaporta është gjetur në gërmadha. Kjo është mbesa ime Drita Cakoni 15 vjeçe që është e humbur në gërmadha. E kam kërkuar, sapo erdha nga Thumana. Nuk kam gjetur asgjë akoma. Kërkoj nga shteti të më japë një sqarim. Motra është në gjendje të rëndë brenda. Djali 12 vjeç në gjendje të mirë shëndetësore por i shokuar. Tani ka humbur dhëndri dhe vajza. Shteti të më tregojë ku është Drita, në morg apo në spital dhe babai i saj Kastriot Cakoni. Telefoni i dhëndrit punon, nuk përgjigjet kush. Kam parë tmerr sot, njerëzit e copëtuar dhe të sakatuar. Është tmerr i vërtertë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME