Categories Teknologji

Aplikacioni që parashikon tërmetet pritet të lansohet këtë vit

Google po përgatitet të bëjë të mundshëm parashikimin e tërmeteve përmes një aplikacioni. Google do të bëjë të disponueshëm aplikacionin ‘Android Earthquake Alerts’ me një përditësim të softuerit përkatës, bëhet fjalë për një sistem që do të zbulojë automatikisht lëkundjet sizmike në çdo smartphone për të gjeneruar kështu paralajmërime në fazat fillestare të një tërmeti.

Platforma do të krijojë grafikë për lëvizjen e shtresave të Tokës duke dhënë alarmin në rastin e valëve që tejkalojnë pragun e rrezikut. Sistemi përdor rrjetin e gjerë të telefonave inteligjentë Android për të mbledhur informacion. Në një kuptim, secili smartphone Android është si një sizmograf, duke pasur parasysh se ka të gjithë sensorët brenda.

Google i përdor ato të dhëna së bashku për të zbuluar shenjat e hershme të një tërmeti dhe për të dërguar alarme te njerëzit e prekur potencialisht. Aktualisht, sistemet Android të paralajmërimit të tërmeteve po zgjerohen në Turqi, Filipine, Kazakistan, Republikën e Kirgistanit, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin. Google po premton gjithashtu që ta zgjerojë këtë veçori në ‘shumicën e vendeve’ në gjysmën e parë të vitit 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME