Categories Lajme

Aplikimet e reja, kriteret dhe dokumentet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Aplikimet për të regjistruar fëmijët pranë çerdheve apo kopshteve publike në Tiranë për vitin 2020-2021 do të nisin në datën 22 qershor. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ka njoftuar nisjen e regjistrimeve nga kjo datë deri më 26 qershor si dhe ka bërë të ditur  procedurën që do të kryhet për regjistrimin e fëmijëve pranë këtyre institucioneve publike.

Kriteri i parë është që prindi duhet të aplikojë ne kopshtin që i takon në njësinë administrative, certifikata e fëmijës me certifikatë familjare, plotësohet një formular kontakti dhe formular i punës. Vërtetimi që prindi është në marrëdhënie pune është i rëndësishëm pas u jepet prioritet atyre fëmijëve që i kanë prindërit në punë, duke parë edhe numrin e madh të fëmijëve në çerdhe dhe kopshtet publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ka bërë të ditur kriteret dhe dokumentacionin e duhur për aplikuesit që vijnë nga shtresat social-ekonomike në nevojë të cilat i janë referuar kategorive vunerabël sipas VKB-së Nr. 128 datë 26.12.2019 “Për miratimin sistemimin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës.

Fëmijë me statusin e jetimit: libreza e statusit të jetimit të fëmijës, certifikata personale dhe familjare. Fëmijë të familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit: librezë e statusit kujdestar ligjor të fëmijës, certifikatë personale dhe familjare e fëmijës.

Fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të renda sipas raporti mjeko-ligjor: raport mjeko-ligjor i fëmijës, certifikatë personale dhe familjare e fëmijës. Fëmijë ku kujdestari ligjor është me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor: raport mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës, certifikatë personale dhe familjare e fëmijës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME