Categories Lajme

Aplikimi për ID e pasaporta, zyrat të hapura edhe të shtunën

Zyrat e aplikimit për karta ID e pasaporta biometrike, janë të hapura edhe të shtunën në gjithë vendin. Me një urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve por edhe emigrantëve, të cilët kanë ardhur për të aplikuar për pasaporta biometrike, çdo të shtunë tashmë, zyrat e shërbimit të qytetarëve janë të hapura dhe qytetarët mund të shkojnë dhe të aplikojnë, edhe jashtë orarit zyrtar.

Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda, theksoi se “duke filluar që nga e shtuna që shkoi, përfshirë këtu edhe ditën e hënë që ishte ditë pushimi, por në fakt ishte një ditë pune për zyrat e Gjendjes Civile dhe zyrat e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike, çdo zyrë e Gjendjes Civile do të jetë e hapur dhe çdo zyrë e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike do të jenë të hapura”.

Në fund Voda u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në kohë për të shmangur radhët. “Thirrja ime për qytetarët do të jetë, ju lutem vazhdoni të aplikoni jo vetëm për pasaporta biometrike, por edhe për karta identiteti pasi që nga muaji tetor, nëse ju nuk do të keni edhe kuponin e aplikimit për kartën e re të identitetit, do të jetë shumë e vështirë që t’ju ofrohet një shërbim me kartën e vjetër. Ndaj ju lutem aplikoni në kohë, shmangni radhët”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME