Categories Teknologji

Apple përditëson ndihmësin zanor Siri

Kompania “Apple” u ka lëshuar zhvilluesve iOS 14.5 beta 6, ndër risitë e të cilit do të jetë edhe zhdukja e zërit të paracaktuar femëror për Siri-n, ndihmësi zanor i iPhone. Në fazën fillestare, do të jetë e nevojshme të zgjidhet manualisht nëse Inteligjenca Artificiale e shtëpisë Cupertino do të duhet të flasë me tonin e një gruaje apo të një burri, në mënyrë që të favorizojë një ekuilibër më të madh në preferencat personale.

Për më tepër, disa vende, do të përftojnë kalimin e Siri-t në motorin nervor tekst-të folur (NTTS), që përdor teknologjitë e të mësuarit të makinës për të gjeneruar një përgjigje më afër zërit njerëzor, përfshirë thekset dhe kadencat e veçanta zanore. Një tjetër tipar shumë i pritur është ai që lejon një monitorim më të saktë të gjendjes së baterisë, veçanërisht në telefonat inteligjentë të familjes iPhone 11.

Rikalibrimi do të hyjë në fuqi pas disa javësh përdorimi. Përveç këtyre, iOS 14.5 do të prezantojë mundësinë e zhbllokimit të iPhone me biometri, edhe nëse është vendosur një maskë, duke përdorur një Apple Ëatch në kyçin e dorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME