Categories Teknologji

Apple prezanton edhe iPhone 11 Pro dhe Pro Max – me tri kamera

Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelet e tij më të reja dhe më të avancuara të telefonave të mençur mobil. iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë quajtur pajisjet më të reja dhe më të sofistikuara mobile të Apple.

P ërveç iPhone 11 Pro dhe Pro Max, Apple ka prezantuar më herët edhe një version më të lirë, të cilin e ka quajtur iPhone 11. iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max do të ketë një sistem prej tri kamerash, ndërsa do të ofrohen me ngjyra të ndryshme.

iPhone 11 Pro vjen me ekran prej 5.8 inçësh, kurse iPhone 11 Pro Max prej 6.5 inçësh, ndërsa dizajni i tyre është pothuajse identik me modelet e prezantuara vitin e kaluar, iPhone XS dhe iPhone XS Max. Sipas shefit të Apple, Tim Cook, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë krijuar për konsumatorët që duan “teknologjinë më të sofistikuar”.

Brenda iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max është procesori më i ri i Apple, A13 Bionic, dhe sigurisht se ky është “më i shpejti që ka ndonjë telefon i mençur”. iPhone 11 Pro do të shitet me çmim fillestar prej 999 dollarësh, ndërsa iPhone 11 Pro Max me çmim fillestar prej 1199 dollarësh. Telefonat do të dalin në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME