Categories Lajme

Emrat/ Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, sot intervistat e 14 kandidatëve

Sot në orën 09:30 zyrtarët e policisë që garojnë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë nisur fazën e intervistimit.

Komisioni në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja e Brendshme Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme i Ministrisë së Brendshme, Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, kanë vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Në total për postin e kryepolicit, aplikuan 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj. Këto të fundit u skualifikuan nga gara pas verifikimit paraprak.

Pas intervistimit, të gjithë kandidatët do të pikëzohen në një renditje nga më i miri deri të me i dobëti. Brenda 48 orësh, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do t’i përcjellë një emër Këshillit të Ministrave për emërim.

Jo domosdoshmërisht i rendituri i pari bëhet drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Ligji ka parashikuar mundësinë e emërimit të një tjetri, bazuar në vlerësimin e ministrit të Brendshëm.

Thirrja e hapur për 7 ditë me radhë, shfaqi interes në emra aktual drejtuesish në qarqe dhe pjesa tjetër që aktualisht shërbejnë ne Akademinë e Sigurisë. Me një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, mbi supe me poste të rëndësishme, nga drejtues i Policisë së Tiranës, deri te Policia Kriminale, Tonin Vocaj shfaq ambicien për të zëvendësuar Ilir Prodën. Skënder Hitaj, së fundmi në krye të Policisë së Fierit, një ndër emrat me të spikatur të policisë në vitet e fundit, përfshirë edhe drejtimin e qarqeve Shkodër, Durrës apo Dibër bëhet për herë të dytë pjesë e garës. Drejtuesit dhe ish-drejtuesit e disa departamenteve në Policinë e Shtetit shfaqën interes për gradën madhore, mes të cilëve drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, kreu i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Pëllumb Seferi dhe ish-drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku.

Nga drejtimi aktual nëpër qarqe pjesë e garës janë edhe drejtorët e policisë së Vlorës, Durrësit dhe Shkodrës, përkatësisht Elidon Çela, Afrim Tafa dhe Gentian Berberi, të tre me karrierë të konsoliduar brenda bluve. Nga kufiri interes për kryepolicin shfaq edhe Arjanit Arapi. Prej disa vitesh shërbejnë në Akademinë e Sigurisë, por me poste të rëndësishme në polici, aspirojnë drejtimin e policisë. Bëhet fjalë për ish-drejtorët e Tiranës dhe jo vetëm, Rebani Jaupi dhe Lorenc Panganika, përfshirë edhe kandidaturat e Alfred Çepes, Idajet Faskajt dhe Gentjan Shehajt.

Karrigia e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit u la bosh prej dorëheqjes së Ilir Prodës, pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike, ku u sulmua “Vila 31” në ish-Bllok.

Momentalisht, Sokol Bizhga shërben si drejtor i komanduar i Policisë së Shtetit.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME