Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land”

Policia ka arrestuar ish-juristin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, H. Z., 56 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Stolen Land”.

Sipas njoftimit të Policisë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendim të datës 17 shtator 2026, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në disa raste.

56-vjeçari, banues në Fier, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë ushtrimit të funksionit si jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në këtë qytet.

Ndalimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa ndaj 56-vjeçarit mbetet në fuqi prezumimi i pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME