Categories Showbiz

Arbana Osmani dhe Ermal Mamaqi flasin për herë të parë për sherret mes tyre

Programi “Ëndërrtjerrësit” ballafaqoi për herë të parë pas shumë vitesh Ermal Mamaqin dhe Arbana Osmanin. Arbana rrëfeu edhe keqkuptimet dhe konfliktet e shumta që ata kishin gjatë prezantimit që vinin si pasojë e batutave të shumta të Ermalit që mesa duket e acaronin moderatoren.

Ata kanë nisur së bashku emisionin e parë “Top Select” që në vitin 2002, që zgjati deri në 2017-tën për t’u zëvëndësuar më pas nga “Pop Culture”.

“Unë me Ermalin ziheshim shumë si në kamera, ashtu edhe jashtë kamerave. Unë e merrja shumë seriozisht prezantimin ndërsa Ermali bënte shumë batuta. Më dukej sikur ja hiqte të gjithë rëndësinë programit me batuta dhe më acaronte shumë”- tha ajo mes të qeshurash.

Rikujtojmë se Arbana Osmani është një nga moderatoret më të komentuara të momentit, sidomos pas “Big Brother VIP Albania”.

Së fundmi ajo ka komentuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të karrierës së saj.

“Në plan profesional kanë qenë dy ngjarje të rëndësishme për mua: mbyllja me sukses e 5 viteve “Dua të të bëj të lumtur” , dhe gjithashtu rifillimi i Big Brother, kësaj herë në edicionin VIP, që është më i shikuari, më i diskutuari dhe komentuari. Është kthyer tashmë në një fenomen social, është bërë pjesë e shoqërisë shqiptare”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME