Categories Lajme

Arbër Hajdari: “Fundjavë Ndryshe” do restaurojë 500 shtëpitë e para

26 nëntori do të mbahet mend gjatë nga populli shqiptar si një ditë e mbushur me ankth, panik, viktima dhe shumë lot. Ishte pikërisht dita kur tërmeti me magnitudë 6.4 ballë, më i madhi në dekadat e fundit, goditi vendin tonë duke u marrë jetën 51 personave.

Sikur kjo të mos mjaftonte, me qindra persona kanë mbetur të plagosur dhe shumë e shumë të tjerë s’kanë më një çati mbi kokë. Solidarizimi i shprehur në këto ditë të dhimbshme nga shqiptarë, e të huaj, ka qenë i paimagjinueshëm, madje mund të themi se kjo ishte e vetmja e mirë në mes të kësaj tragjedie.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” që prej orëve të para të mëngjesit të së martës së zezë, e deri në këto çaste aktuale ka qëndruar në gatishmëri të të prekurve nga tërmeti apokaliptik. Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në “Top Channel”, prej ku deklaroi se deri më tani janë mbledhur nga Fondacioni që ai përfaqëson rreth 1.7 milion dollarë.

Hajdari theksoi se “Fundjavë Ndryshe” do restaurojë 500 shtëpitë e para: “Do të ndajmë zonat ku do të operojmë, do të bashkëpunojmë me firmat e ndërtimit dhe do t’i mbikëqyrim nga fillimi deri në fund”. Kujtojmë se “Fundjavë Ndryshe” brenda katër viteve ka arritur të realizojë me sukses ndërtimin e 350 shtëpive. Vlen të theksohet gjithashtu fakti se ka restauruar mbi 1500 shtëpi të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME