Categories Lajme

Arbër Hajdari jep lajmin e mirë, mblidhen nga 20 mijë euro për dy fëmijët me probleme shëndetësore në Shkup e Ferizaj

Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, ka njoftuar sot lajmin e mirë për sigurimin e fondeve të nevojshme për kurimin e dy fëmijëve nga Shkupi dhe Ferizaj.

Ai ishte fillimisht në Shkup ku njoftoi se janë mbledhur 20 mijë eurot e nevojshme për ti ardhur në ndihmë Trojanit, i cili ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Në Shkup, për ti dorëzuar shumën 20.000 Euro babait të Trojanit. Lotët e babait për të birin i cili ndodhet në spital në gjëndje jo të mirë shëndetësore, prekën zemrat e shqiptarëve!

I urojmë vogëlushit nga Gjakova, të shkuara dhe inshallah bëhet mirë”, thotë Hajdari

Ndërsa më pas ai ka udhëtuar për në Ferizaj. “Kam ardhur në Ferizaj për tu takuar me nënën e vogëlushes së sëmurë Aleas dhe për ti dhënë një lajm të mirë. Në më pak se 24 orë, falë kontributin tuaj, është realizuar shuma 20.000 Euro për Alean. Vajza do të trajtohet në Turqi dhe do të kalojë atje një kohë të gjatë. Të shkuara vogëlushe”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME