Categories Lajme

Arian Çani thotë emrin që mund të zëvendësojë Bashën në krye të PD-së

Moderatori i njohur Arian Çani u shpreh mbrëmjen e djeshme se kandidati më i duhur sipas tij për të zëvendësuar Lulzim Bashën në krye të PD-së është Arben Imami. Por menjëherë pas artikulimit të këtij emri, hasi në kundërshtimin e deputetit të zgjedhur të PD-së Ervin Salianji, i cili tha se Imami nuk iu shërben demokratëve, pasi në gjithë këto vitë ai nuk është shprehur asnjëherë kundër Edi Ramës.

Madje Salianji solli në vëmendje dhe kohën kur Imami ka shërbyer si ministër, në qeverinë socialiste të Fatos Nanos. “Kam një simpati për Arben Imamin që prej kohësh. Beni është një personazh politik i paparë, po takisha unë në dorë kë do vendosja në krye të PD, Ben Imamin do thosha menjëherë”, tha Arian Çani.

“Kam një mendim aspak pozitiv në pikëpamjen e asaj që përfaqëson politikisht, mund të ketë gjithë formimin e duhur, por ne nuk na duhet një profesor. Na duhet një njeri që ka mbajtur qëndrime politike, në performancën e 8 viteve ka përmendur Ramën 1 herë…

Unë mendoj që nuk i shërben demokratëve, por thënë këtë është i mirëpritur jo vetëm zotëria, por të gjithë, që të garojnë në zgjedhjet që do zhvillojë PD. Nëse themi që Basha do mundi Ramën, si të mos mundi këta që janë më të dobët? Imami ka qenë ministër me Fatos Nanon.

Në 2013-2017 ka qenë deputet, merre performancën publike… Unë jam një prej njerëzve që më dhimbset dhe kam sensitivitet ndaj demokratëve, disa njerëz nuk kanë shërbyer për opozitën”, u shpreh Salianji për Zonë e Lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME